Ulet vlera e Euros për shkak të dorëheqjes së Renzi
(last modified Mon, 05 Dec 2016 05:39:41 GMT )
Dhjetor 05, 2016 06:39 Europe/Tirane
  • Ulet vlera e Euros për shkak të dorëheqjes së Renzi

Vlera e euros është ulur për shkak të rezultatit të referendumit në Itali që çoi në dorëheqjen e kryeministrit italian.

Matteo Renzi nuk do të jetë më kryeministri i qeverisë italiane. Ai është dorëhequr, pas një humbjeje të rëndë në referendumin për ndryshimet kushtetuese. Ai ka njohur përgjegjësinë për rezultatin e referendumit në një konferencë shtypi të orëve të vona, duke njoftuar dorëheqjen. Renzi u ka thënë gazetarëve se vendimin do t’ia bënte të njohur kabinetit qeveritar në një mbledhje të kësaj të hëne, për t’ia paraqitur më pas presidentit të republikës. Fat të mbarë për të gjithë ne,” qenë fjalët e tij, si një paralajmërim për atë që e pret Italinë në aspektin politik. Sipas tij, reformat e propozuara do ta shkurtonin burokracinë dhe do ta bënin Italinë më konkurruese. Në një pjesëmarrje në referendum me rreth 70 për qind, vota “Jo” mbizotëron me 60 për qind kundrejt 40 përqindëve të votës “Po”.

Tags