Kina nuk i frikësohet Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37564-kina_nuk_i_frikësohet_amerikës
Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të disa farkimeve deklarative mes Kinës dhe presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 12:20 Europe/Tirane
  • Kina nuk i frikësohet Amerikës

Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të disa farkimeve deklarative mes Kinës dhe presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump.

Padyshim se ky i fundit ka filluar sulmet verbale dhe kritikat ndaj Kinës, ku veprimi më i fundit ka qenë biseda telefonike e tij me presidenten tajvaneze. Padyshim se ky veprim ka ngjallur shqetësime dhe mospajtime të thella tek autoritetet kineze, e cila me vite nuk pranon autoritetin shtetëror të Tajvanit. Ministria e Jashtme në Pekin deklaroi se i kishte përcjellë një notë proteste Shteteve të Bashkuara, ndërsa sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, Kina i bënte thirrje Uashingtonit për të trajtuar me kujdes çështjen e Tajvanit, në mënyrë që të shmangej trazimi i panevojshëm i marrëdhënieve dypalëshe. E megjithatë, ministri i Jashtem kinez Wang Yi u shpreh i sigurt se ai “veprim i papërfillshëm” nga ana e Tajvanit nuk do të ndryshonte politikën shumëvjeçare të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar kundrejt Kinës.  “Angazhimi i palës tajvaneze në një veprim të papërfillshëm nuk mund të ndryshojë strukturën e ‘një Kine të vetme’’, deklaroi Ëang Yi. Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Donald Trump ka sulmuar Kinën për politikat e saj monetare dhe veprimtarinë në Detin e Kinës Jugore. Vetëm javën e kaluar, Trump rrezikoi marrëdhëniet diplomatike mes vendeve, për shkak të telefonatës së tij me presidenten e Taivanit, një lëvizje e paprecedent për një lider amerikan. Shtëpia e Bardhë ka siguruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj politikës së “një Kine”, ndërkohë që Trump kërcënon të marrë masa ekstreme kundrejt gjigandit aziatik. Presidenti i zgjedhur Donald Trump, përmes “Tëitter”-it, ka kritikuar Kinën për politikat e saj monetare dhe veprimtarinë e saj në Detin se Kinës Jugore. “A na pyeti ne Kina nëse mund të zhvlerësonte monedhën e saj” dhe “të ndërtonte një kompleks masiv ushtarak?”, pyet Trump, duke u përgjigjur se ai vetë nuk mendon kështu.  Edhe më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar zhvlerësimin e monedhës kineze, duke thënë se kjo favorizon në mënyrë jo të drejtë eksportuesit kinezë. SHBA ka një taksë kundrejt disa importeve kineze, si çeliku dhe goma dhe Trump ka kërcënuar ta rrisë atë në 45%. Si reagim më i ashpër që mund të konsiderohet nga ana e palës kineze, është testimi i dhjetë raketave balistike ndërkontinentale nga ana e Kinës. Mbetet të shihet në të ardhmes se si do të rrjedhin gjërat, duke pasur parasysh deklarata e ashpra të presidenti të zgjedhur të SHBA Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore, i cili shpeshherë ka deklaruar se do të jetë i ashpër kundër çdo armiku të SHBA. Me këtë rast, edhe Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u ballafaquar me çdo kërcënim që mund t’i bëhet interesit të saj kombëtar.