OKB mbështet stabilitetin ekonomik në Azi dhe në Paqësor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37567-okb_mbështet_stabilitetin_ekonomik_në_azi_dhe_në_paqësor
Një zyrtare e OKB beson s e stabiliteti ekonomik në Azi dhe në Paqësor ofron mundësi për progres dhe produktivitet në mbarë botën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 15:28 Europe/Tirane
  • OKB mbështet stabilitetin ekonomik në Azi dhe në Paqësor

Një zyrtare e OKB beson s e stabiliteti ekonomik në Azi dhe në Paqësor ofron mundësi për progres dhe produktivitet në mbarë botën.

 Sekretarja ekzekutive e Komisionit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara për Azinë dhe Paqësorin (ESCAP) Dr. Shamshad Akhtar, është shprehur kundër një sfondi të një ekonomie të ngadaltë globale dhe pasigurisë në ekonomitë e mëdha, e posaçërisht në vendet e rajonit të Azi-Paqësori, ku në vitin 2016 ekziston një vlerësim prej 4.9 % progres. Në të vërtetë, është inkurajuese të theksohet se rajoni vazhdon të udhëheqë një rritje ekonomike globale, të mbështetur kryesisht nga ecuria e vazhdueshme e ekonomive të mëdha të Kinës dhe Indisë. Megjithatë, mbetet sfidë e vazhdueshme, që duhet të ketë një adresim në mënyrë adekuate që mund të prishë stabilitetin dhe minojë përpjekjet për arritjen e qëllimeve ambicioze të përcaktuara në axhendën 2030 të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm. Komisionit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara për Azinë dhe Paqësorin (ESCAP) thekson se ekziston një qëndrueshmëri në ekonomitë rajonale dhe reformat fiskale janë duke vazhduar në këto vende, por për fat të keq sipas këtij komisioni, në vitet e fundit nuk ka pasur një ritëm të zgjerimit ekonomike në disa vende.  Rezultati është një pjesë e madhe e punësimit të pambrojtur dhe një shtim në rritje të pabarazisë në të ardhura; pasojat e të cilave mund të çojnë në "ekonomi të përjashtimit". Sigurisht se ka pasur sfida gjatë transformimit strukturore në të gjithë rajonin, por pa një përpjekje të përbashkët nuk mund të përmirësohen masat dhe kushtet për punëtorët. Natyrisht se këto fitime janë bërë si rezultat i një përpjekjeje kolektive që kanë synuar progresin teknologjik , që realisht duhet përkthyer në paga më të marta reale dhe të mbështetur nga mbrojtja e zgjeruar sociale të fuqisë punëtore.  Por sipas  Dr. Shamshad Akhtar, mbetet shqetësuese se më shumë se 1 miliard punëtorë në rajonin e Azi-Paqësorit janë me punësim vulnerabil dhe shpesh pa qasje në mbrojtjen sociale apo ligjore.