Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37570-rrëzohet_një_aeroplan_luftarak_rus_në_mesdhe
Një aeroplan luftarak rus, tip ”Suhoi 33” u rrëzua në det pas dështimit në ulje mbi aeroplanmbajtësen ”Admiral Kuznetsov”, e dislokuar në Mesdhe, për kryerjen e operacioneve ushtarake në Siri, njoftoi sot ushtria ruse cituar nga agjencitë e lajmeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 16:44 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Mesdhe

Një aeroplan luftarak rus, tip ”Suhoi 33” u rrëzua në det pas dështimit në ulje mbi aeroplanmbajtësen ”Admiral Kuznetsov”, e dislokuar në Mesdhe, për kryerjen e operacioneve ushtarake në Siri, njoftoi sot ushtria ruse cituar nga agjencitë e lajmeve.

“Pasi kishte përfunduar një mision luftarak në Siri, aeroplani luftarak ‘Suhoi-33’ tejkaloi pistën e uljes në përpjekje për t’u vendosur në aeroplanmbajtësen ‘Admiral Kuznjecov”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë. ”Aksidenti u shkaktua nga një këputje e kabllos që ka si funksion mbajtjen e aeroplanëve në momentin e uljes në kuvertën e aeroplanmbajtëses”, shtoi ai, duke saktësuar se piloti ishte hedhur në kohë duke shpëtuar pa marrë asnjë plagë. Ky është aeroplani i dytë i humbur nga marina ruse që prej dislokimit në mesin e nëntorit i aeroplanmbajtëses në brigjet siriane. Më 14 nëntor, një aeroplan luftarak, tip ”MiG-29K” është rrëzuar në Mesdhe në momentin kur do të ulej mbi aeroplanmbajtëse.