Presidentja e Koresë së Jugut pranon të japë dorëheqje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37648-presidentja_e_koresë_së_jugut_pranon_të_japë_dorëheqje
Park Geun-hye, presidentja e Koresë së Jugut, ka pranuar se do të largohet nga pushteti në katër muajt e ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 10:46 Europe/Tirane
  • Presidentja e Koresë së Jugut pranon të japë dorëheqje

Park Geun-hye, presidentja e Koresë së Jugut, ka pranuar se do të largohet nga pushteti në katër muajt e ardhshëm.

Park Geun-hye të martën pas takimit me funksionarët e partisë në pushtet "Saenuri, ka deklaruar se do ta respektojë votën e Parlamentit për interpelancën e saj. Presidentja në telashe e Koresë së Jugut, Park Geun-hye në këtë takim mori një ultimatum nga anëtarët e partisë së saj, që të përcaktojë afat për dorëheqjen ose të përballet me paditjen.Disa ditë më parë, Park, e cila është dëmtuar rëndë nga një skandal për informacionet sekrete që përfshin mikeshën e saj, tha më herët se do të japë dorëheqjen nëse Parlamenti dëshironte kështu.Presidentja ka kërkuar falje publike tri herë, pasi u mor vesh se i kishte dhënë informacione sekrete mikeshës së saj Choi Soon-sil. Kjo e fundit akuzohet se përdori lidhjet me presidenten për të marrë miliona dollarë donacione për fondacionin e saj.Shumë analistë mendojnë se dorëheqja është një mënyrë për Park, që të shmangë sikletin e paditjes, megjithëse partitë opozitare po tentojnë të bëjnë pikërisht këtë. Park nuk ka dhënë një datë për dorëheqjen, ndaj dhe shumë anëtarë të partisë së saj “Saenuri” thonë se kjo është e papranueshme.