Mbi 100 të vdekur nga tërmeti në Indonezi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37780-mbi_100_të_vdekur_nga_tërmeti_në_indonezi
109 persona e humbën jetën në tërmetin katastrofal i cili e goditi sot në mëngjes provincën indoneziane Açeh, theksoi përfaqësuesi i autoriteteve lokale, Said Muljadi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 16:58 Europe/Tirane
  • Mbi 100 të vdekur nga tërmeti në Indonezi

109 persona e humbën jetën në tërmetin katastrofal i cili e goditi sot në mëngjes provincën indoneziane Açeh, theksoi përfaqësuesi i autoriteteve lokale, Said Muljadi.

Pothuajse 300 persona janë lënduar, prej të cilëve 73 janë në gjendje të rëndë.Janë rrënuar së paku 125 ndërtesa, 105 dyqane dhe 14 xhami. Televizionet lokale treguan xhirime nga rajoni Pidie Xhaja, që u godit më fuqishëm nga tërmeti, ku shihen shtëpi dhe ndërtesa të rrafshuara me tokën. Tërmeti është ndjerë pas orës 5 sipas kohës lokale me epiqendër 18 kilometra në verilindje të Midae Xhaja, në thellësi prej 10 kilometrash, kumtoi Instituti Gjeofizik indonezian. Sipas autoriteteve lokale, numri i viktimave mund të rritet, pasi mijëra njerëz kanë mbetur nën rrënoja.