Dy ushtarë turq të vrarë në një sulm kamikaz në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37807-dy_ushtarë_turq_të_vrarë_në_një_sulm_kamikaz_në_siri
Dy ushtarë turq u vranë sot në një sulm kamikaz në veri të Sirisë, ku Ankaraja mbështet një ofensivë të terroristëve sirianë kundër qytetit Al-Bab kontrolluar nga ISIS , njoftoi agjencia turke e lajmeve Dogan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 18:28 Europe/Tirane
  • Dy ushtarë turq të vrarë në një sulm kamikaz në Siri

Dy ushtarë turq u vranë sot në një sulm kamikaz në veri të Sirisë, ku Ankaraja mbështet një ofensivë të terroristëve sirianë kundër qytetit Al-Bab kontrolluar nga ISIS , njoftoi agjencia turke e lajmeve Dogan.

“Dy ushtarë ranë si martirë në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit”, theksoi Dogan. Kanali informativ turk NTV njoftoi gjithashtu se dhe një ushtar i tretë ishte plagosur në këtë sulm. Të paktën 18 ushtarë turq janë vrarë në Siri që prej fillimit të një ofensive të pazakontë në gusht për të larguar grupin e ISIS dhe milicët kurdë drejt jugut. Muajin e kaluar, katër ushtarë turq u vranë në rajonin e Al-Bab nga një goditje ajrore kryer nga qeveria siriane, sipas Ankarasë.