Obama pohon dobësinë e Amerikës në përballje me talebanët
Presidenti Obama ka pohuar se Amerika nuk ka mundur të luftojë talebanët në Afganistan.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, Barack Obama në një takim me ushtarakët në bazën ajrore MacDill në Florida ka thënë: Amerika nuk mund të pastrojë Afganistanin nga prania e talebanëve dhe t’i japë fund luftës dhe dhunës në këtë vend. Lufta në Afganistan ka ekzistuar prej mëse 30 vitesh dhe Amerika nuk mund t’i japë fund luftës dhe dhunës së talebanëve. Për momentin Amerika ka 10 mijë ushtarë në Afganistan dhe pa qenë në krye të komandës ushtarake afgane mbështet 320 mijë forca afgane. Numri i viktimave që nga nisja e luftës amerikane kundër Afganistanit në vitin 2001 ka arritur në 150 mijë persona prej të cilëve 2500 janë ushtarë amerikanë. Tani kur ka kaluar më shumës e 1 dekadë e gjysmë nga agresioni amerikan kundër taleban, me mijëra civilë afganë kanë humbur jetën dhe janë plagosur ndërkohë që në Afganistan vazhdon të jetë aktiv jo vetëm grupi Taleban por edhe ISIS. Presidenti amerikan pretendoi se Amerika po ia thyejmë kurrizin ISIS-it, por tha se kostoja e kësaj lufte ishte shumë më e ulët sesa gjatë administratave të mëparshme. Ndërkohë Barack Obama tha se Amerikës do t’i kushtojë shtrenjtë t’i shpallë luftë Islamit. Ky i yni është vend i shpresës dhe jo i frikës, tha presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij të fundit mbi sigurinë kombëtare. Duhen mbrojtur të drejtat qytetare, vazhdoi ai, sepse kështu luftohet terrorizmi. Shefi në largim i Shtëpisë së Bardhë falënderoi trupat amerikane për ruajtjen e sigurisë së vendit dhe, pa e përmendur emrin e Trumpit, hodhi poshtë thirrjet e tij për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA. Stigmatizimi i myslimanëve dhe të vepruarit sikur vendi të jetë në luftë me Islamin inkurajon ekstremistët e do të ketë edhe një kosto njerëzore e morale për Amerikën. Nuk mund të qëndrohet në gjendje të përhershme lufte, tha Obama. Trump, që çelësat e Zyrës Ovale i merr më 20 janar, propozon një mbikëqyrje ekstreme të mbështetur dhe në teste ideologjike të emigrantëve të mbërritur nga vende të caktuara, shumica e të cilëve myslimanë. Ne tha Obama jemi pikërisht vendi që ka derdhur gjak kundër kësaj forme të diskriminimit e kundër normave arbitrare. Presidenti në ikje Obama shpalosi pikëpamjet e veta për gjendjen e luftës kundër terrorizmit, pas dy mandateve të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan foli për luftën kundër terrorizmit në një kohë kur Al Kaida dhe Taleban janë pikërisht ato grupe të cilët në kohën pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, u mbështetën nga CIA Amerika. Mirëpo më vonë po këto grupe ngritën dorën kundër vetë Amerikës. Në vitin 2001 ish presidenti amerikan Xhorxh Bush me pretekstin e luftës kundër terrorizmit sulmoi Afganistanit, mirëpo 2 vjet më vonë ai me pretekstin e armëve të shkatërrimit në masë sulmoi Irakun. Ajo që Obama në fund të mandatit të tij pohon se Amerika ka dështuar në eliminimin e grupit Taleban në Afganistan dhe pohon se terrorizmi nuk mund të zhduket vetëm më forcën ushtarake, është një taktikë e tij për të pastruar emrin e vet. Mirëpo Obama është partner i Bushit në vrasjen e popullit të pafajshëm afgan. Me të tilla fjalë Obama më shumë mundohet të shpëtojë vendin e tij që sipas shumë ekspertëve për shkak të militarizmave dhe agresioneve ushtarake, shumë shpejt do t’i vijë fundi.