Miratohen tetë rezoluta në mbështetje të Palestinës në AP të OKB
Anëtarët e AP të OKB me propozim të komitetit të katërt të AP të OKB për çështje të veçanta politike dhe për t'i dhënë fund okupimit izraelit, kanë miratuar tetë rezoluta në mbështetje të Palestinës.
Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se nga tetë rezolutat e miratuar në AP të OKB për mbështetje ndaj Palestinës, katër prej tyre i janë kushtuar agjencisë UNRWA dhe çështjes së të shpërngulurve palestinezë dhe të gjitha këto rezoluta janë miratuar me mbi 165 vota pro në AP të OKB. Katër rezoluta të tjera janë miratuar për dënimin e veprimeve të Izraelit kundër të drejtave të palestinezëve. Këto katër rezoluta dënojnë ashpër shkeljen e të drejtave të palestinezëve dhe ndërtimin e kolonive sioniste në Kodsin e shenjtë dhe në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.