Grekët të zhgënjyer nga Tsipras
Qytetarët grekë kanë humbur besimin tek qeveria dhe fajësojnë kabinetin Tsipras për shkurtimet e pagave, pensioneve, rritjen e taksave dhe pasigurinë në punë.
Sipas sondazhit më të fundit, kryeministrin grek e mbështesin vetëm 22 përqind e të anketuarve, teksa 36 përqind të tjerë janë të zgënjyer nga të dyja palët, përfshirë Demokracinë e Re. Si pasopjë e pakënaqësive greqia prej 6 muajsh është përfshirë në protesta, tubime dhe konflikte sociale. Besimi i grekëve tek qeveria ka ardhur në rënie gjatë këtij viti, duke arritur madje në pikiatë muajt e fundit dhe tregues i qartë i kësaj janë grevat e shumta, protestat, tubimet, dhe konfliktet sociale. Që prej fillimit të muajit tetor, tubimet dhe grevat kanë ndodhur kundër shkurtimit të pensioneve, rritjes së taksave dhe pasigurisë në punë.