Kerry paralajmëron për autoritarizëm në Europë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37912-kerry_paralajmëron_për_autoritarizëm_në_europë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëroi homologët e tij evropianë për rreziqet e rritjes së autoritarizmit në Evropë dhe në mbarë botën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2016 17:05 Europe/Tirane
  • Kerry paralajmëron për autoritarizëm në Europë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëroi homologët e tij evropianë për rreziqet e rritjes së autoritarizmit në Evropë dhe në mbarë botën.

Ai i bëri komentet sot në Hamburg, përpara Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE. Sekretari i Shtetit John Kerry tha se rritja e të menduarit autoritar shoqërohet me probleme në të drejtat e njeriut, kufizime mbi median e pavarur dhe me shtimin e akteve të intolerancës e të krimeve të urrejtjes. Në takimin dy-ditor të OSBE-së marrin pjesë ministrat e jashtëm të 57 vendeve që përbëjnë organizatën. Në rend të ditës janë gjendja në Ukrainë si dhe paqja e siguria në të gjithë kontinentin. Mikpritës i takimit është ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, meqenëse Gjermania ka kryesinë e radhës të OSBE-së.