Përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Itali
Pas dorëheqjes së kryeministrit Matteo Renzi, Italia vazhdon të jetë në krizë të plotë politike.
Sot ishte dita e dytë e konsultimeve mes Presidentit të Republikës Sergio Mattarella e grupimeve politike, me qëllim krijimin sa më të shpejtë të një qeverie të re. Gjatë ditës së sotme ishin 17 delegacione të forcave politike, formacione parlamentare të vogla në numër e përfaqësues të minorancave etnike si Unione Sudamerikana Emigrati Italiani, Südtiroler Volkspartei (minoranca gjermane në Itali), Valle d’Aosta (minoranca frankofone) etj që u pritën nga numri 1 i shtetit italian për të shprehur qëndrimin e tyre mbi të ardhmen qeverisëse në vend. “Jo në votime të mënjehërshme në mungesë të një ligji të rin elektoral” është qëndrimi i shprehur i shumicës prej duke u orientuar drejt krijimit të një qeverie me përgjegjësi kombëtare e me pjesëmarrjen e të gjitha forcave poltike. Gjatë pasdites u zhvillua takimi i Presidentit Mattarella me delegacionin e Lidhjes së Veriut, një forcë politike që kërkon zgjedhje të menjëhershme e jo një qeveri teknik. Gjatë ditë së nesërme do të takohen me Presidentin Mattarella forcat më të mëdha politike si Partia Demoratike, e cila nuk do të përfaqësohet nga kreu i saj Matteo Renzi, Lëvizja 5 Yje, Forza Italia e cila ka deklaruar se do të përfaqësohet nga lideri i saj Silvio Berlusconi e “Nuova Centro Destra” (Qëndra e re e djathtë). Dita e shtunë është dita e fundit e konsultimeve të Presidentit të Republikës Italiane e forcave poltike e brenda ditës së hënë pritet krijimi i qeverisë së re.