Fillon takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Sirinë
Sot ka filluar takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB për të votuar mbi një projektrezolutë për armëpushimin në Siri.
Projektrezoluta është propozuar nga Kanadaja dhe kërkon vendosjen e një armëpushimi të përgjithshëm në Siri. Më parë, një rezolutë e tillë u diskutua edhe në KS të OKB, por u përballë me veton e Rusisë dhe Kinës. Rusia është e mendimit se armëpushimi ofron një rast për furnizimin dhe riorganizimin e grupeve terroriste në Siri dhe se armëpushimet e vendosura më parë nuk janë respektuar aspak nga grupet terroriste që veprojnë në Siri. Nga ana e tij, Bashar Xhaferi, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, deklaroi se Damasku nuk e pranon projektrezolutën e propozuar nga Kanadaja në lidhje me Alepon. Ai shtoi se qeveria amerikane i shfrytëzon këto armëpushime për të furnizuar me armët më moderne grupet terroriste që Uashingtoni i cilëson ‘të moderuara’. Ditën e sotme, presidenti amerikan Barak Obama, anuloi çdo kufizim për dërgimin e armëve dhe pajisjeve për grupet terroriste në Siri.