Lufthansa pëson dëm 100 milionë euro nga grevat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38077-lufthansa_pëson_dëm_100_milionë_euro_nga_grevat
Kompania më e madhe e linjave ajrore të Gjermanisë ka deklaruar se për shkak të grevave gjashtë ditore të pilotëve në muajin e fundit, është shkaktuar një dëm 100 milionë euro për këtë kompani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 11:40 Europe/Tirane
  • Lufthansa pëson dëm 100 milionë euro nga grevat

Kompania më e madhe e linjave ajrore të Gjermanisë ka deklaruar se për shkak të grevave gjashtë ditore të pilotëve në muajin e fundit, është shkaktuar një dëm 100 milionë euro për këtë kompani.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se kompania Lufthansa e Gjermanisë me anë të një deklarate, ka theksuar se për shkak të grevës së pilotëve, kjo kompani është detyruar të anulojë 4500 fluturime duke ushtruar ndikim negativ për më shumë se gjysmë milioni udhëtarësh. Kompania Lufthansa gjithashtu ka deklaruar se greva e fundit e pilotëve ka qenë vetëm në interes të kompanive të linjave ajrore të Zvicrës dhe të Austrisë të cilat kanë përdorur avionë më të mëdhenj në fluturimet e tyre në Gjermani. 

Sindikata e pilotëve ka deklaruar se negociatat në lidhje me rrogat me kompaninë Lufthansa do të rifillojnë gjatë disa ditëve të ardhshme dhe do ta ndërprenë grevën deri në fund të negociatave. Pilotët e kompanisë Lufthansa ankohen për arsye se gjatë pesë viteve të fundit me gjithë fitimet e kompanisë, nuk kanë patur rritje të rrogës. 

Kompania Lufthansa ka filluar veprimtarinë e saj 65 vite më parë nga qyteti Koln i Gjermanisë dhe aktualisht konsiderohet kompania më e madhe e botës në bazë të nivelit të të ardhurave.