UNICEF paralajmëron për jetën e fëmijëve në botë
Fondi për Fëmijë i OKB (UNICEF) ka deklaruar se rreth 535 milionë fëmijë e barabartë më një të katërtën e fëmijëve në botë, në vendet të zhytura në konflikte, po përballen me katastrofa natyrore.
Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se UNICEF të premten me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se në jug të shkretëtirës së Afrikës, rajon ky që njihet edhe me emrin "Afrika e Zezë", gati tre të katërtat e fëmijëve po jetojnë në vendet të cilat ndodhen në gjendje emergjente dhe si pasojë janë të privuar nga përkujdesja mjekësore, nga arsimimi cilësor, ushqimi i mirë dhe mbrojtja e duhur.
Sipas statistikave më të fundit të cilat janë publikuar në prag të 70 vjetorit të themelimit të UNICEF, kjo gjendje po vazhdon akoma edhe në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Jugore ku jetojnë 12% e fëmijëve.