Me qindra anglezë vrasin veten pasi lirohen nga burgu
Dhjetor 11, 2016 02:19 Europe/Tirane
Statistikat e nxjerra nga komisioni i pavarur për deponimet në policinë Angleze dëshmojnë se nga prilli i vitit 2009 e deri këtë vit, numri i personave që janë liruar nga burgu dhe kanë kryer vetëvrasje ka shkuar në 400 persona.
Sipas këtij komisioni shumica e këtyre vetëvrasjeve janë kryer brenda 48 orëve pas lirimit të të burgosurve. Shkak për kryerjen e vetëvrasjeve, është mungesa e përkujdesit nëpër burgjet e Anglisë dhe Wellsit. Kristina Barner një prej anëtarëve të komisionit për barazi dhe të drejta të njeriut në Angli nga sistemi shëndetësor i Anglisë ka kërkuar që të marrë masat për uljen e numrit të vetëvrasjeve në mesin e personave që sapo janë liruar nga burgu.
Tags