Dërgohen 200 trupa amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38155-dërgohen_200_trupa_amerikane_në_siri
Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi dërgimin e 200 trupave ushtarake amerikane për të luftuar me grupin terrorist ISIS në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 02:51 Europe/Tirane
  • Dërgohen 200 trupa amerikane në Siri

Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi dërgimin e 200 trupave ushtarake amerikane për të luftuar me grupin terrorist ISIS në Siri.

Ashton Karter, sekretari i DAM, i pranishëm në konferencën e sigurisë “ Dialogu në Manama” që mbahet në Bahrejn, tha se 200 trupa amerikane mes tyre shumë konsulentë do tu bashkohen rreth 300 trupave amerikane që ndodhen në Siri. Karter tha se presidenti Obama, javën e kaluar ka dhënë leje për dërgimin e 200 trupave shtesë në Siri. Karter pretendoi se prania e forcave amerikane ka mundur të kufizojë aktivitetin e ISIS.