Trump: Raporti i CIA-s qesharak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38269-trump_raporti_i_cia_s_qesharak
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka quajtur “qesharake” vlerësimet e CIA-s se hakerët rusë janë përpjekur për të ndikuar në rezultatet zgjedhore në favor të tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 20:48 Europe/Tirane
  • Trump: Raporti i CIA-s qesharak

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka quajtur “qesharake” vlerësimet e CIA-s se hakerët rusë janë përpjekur për të ndikuar në rezultatet zgjedhore në favor të tij.

Ai tha për Fox Neës se demokratët janë duke i publikuar këto raporte për shkak të turpërimit që kanë ndjerë për humbjen në zgjedhje. Të premten, zyrtarët e CIA-s i thanë mediave amerikane se kishin arritur në përfundimin se hakerët rusë ishin duke u përpjekur për të ndihmuar zotin Trump. Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat. Presidenti Barack Obama ka urdhëruar një rishikim të plotë të sulmeve kibernetike , të cilat në shënjestër kishin emailet e kandidates së Partinë Demokratike për presidente, Hillary Clinton. Senatori republikan, John McCain, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha në një deklaratë të përbashkët të dielën me zyrtarët e lartë të demokratëve se raporti i CIA-s “duhet të alarmojë çdo amerikan”.