Anglia mbron krimet e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38281-anglia_mbron_krimet_e_arabisë_saudite_në_jemen
Ministri i Anglisë ka mbrojtur krimet e Arabisë Saudite në Jemen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 06:33 Europe/Tirane
  • Anglia mbron krimet e Arabisë Saudite në Jemen

Ministri i Anglisë ka mbrojtur krimet e Arabisë Saudite në Jemen.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Anglisë, sulmet ushtarake të vazhdueshme të Arabisë Saudite kundër Jemenit të cilat deri më tani kanë shkaktuar vrasjen e mijëra civilëve jemenas, i ka quajtur e drejtë e sauditëve. Ministri i mbrojtjes së Anglisë duke pohuar marrëdhëniet e afërta të këtij vendi me regjimin Al Saud, ka deklaruar se qëllimi i këtyre krimeve të Arabisë Saudite në Jemen është vetëmbrojtja dhe zgjidhja e krizës në këtë vend. Këto deklarata bëhen në kohën kur Boris Xhonson, ministri i jashtëm i Anglisë, së fundi ka akuzuar qeverinë e Arabisë Saudite për abuzim dhe keqpërdorim të Islamit për interesa të saj politike dhe për fillimin e konflikteve nëpërmjet grupeve që mbrojnë interesat e saj. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.