Sekretari i ri OKB sot bën betimin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38296-sekretari_i_ri_okb_sot_bën_betimin
Sekretari i ri i OKB sot bën betimin për të marrë drejtimin e kësaj organizate.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 04:09 Europe/Tirane
  • Sekretari i ri OKB sot bën betimin

Sekretari i ri i OKB sot bën betimin për të marrë drejtimin e kësaj organizate.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antonio Gutteres shpreson se do të mund të kryejë përgjegjësinë e tij në mesin e shqetësimeve për rolin e Amerikës në botë gjatë mandatit të Donald Trump. Antonio Gutteres ditën e hënë në një ceremoni zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do ta bëjë betimin dhe do të prezantojë programet e tij për tu përballur me krizat globale dhe për të zbatuar reformat në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai gjatë disa muajve të kaluar ka zhvilluar vizita në kryeqytet e vendeve anëtare të përhershme të KS të OKB. Antonio Gutteres është 67 vjeçar dhe më parë ka qenë kryeministër i Portugalisë. Ai synon të gjejë rrugëzgjidhje për krizën në Siri dhe për t'i dhënë fund luftës në këtë vend.