Letra e Papa Francikso për Bashar Asad
(last modified Mon, 12 Dec 2016 14:06:41 GMT )
Dhjetor 12, 2016 15:06 Europe/Tirane
  • Letra e Papa Francikso për Bashar Asad

Papa Francisko, lideri i katolikëve të botës, sot i ka dërguar një letër presidentit të Sirisë Bashar Asad.

Mario Zinari, përfaqësuesi i Papës në Damask, gjatë një takimi me Bashar Asad i ka dorëzuar atij një letër të dërguar nga Papa Francisko. Agjencia e lajmeve Sana ka raportuar se në këtë letër Papa Francisko përveçse ka shprehur solidaritetin me Sirinë dhe popullin sirian në kushtet e vështira aktuale, ka dënuar ekstremizimin dhe terrorizmin. Papa Francisko në këtë letër ka kërkuar të bëhen të gjitha përpjekjet për dhënien fund të luftës në Siri dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si vlera kulturore dhe kombëtare të popullit sirian. Nga ana e tij, Bashar Asad përveçse ka përgëzuar Zinarin për arritjen e gradës kardinal, ka theksuar se është njëri ndër të vetmit ambasador të Vatikanit në Siri që pas arritjes në këtë pozicion, sugjeron dhe thekson për vëmendje politike, historike dhe njerëzore dhe kjo dëshmon se Papa Francisko është i përkushtuar për Sirinë dhe popullin sirian. Asad po ashtu ka thënë se qeveria dhe populli sirian janë të vendosur për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe padyshim se është duke u punuar për gjetjen e një komproisi që është rruga më e mirë për arritjen e këtij qëllimi.  

 

Tags