Jep betimin sekretari i ri i përgjithshëm i OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38434-jep_betimin_sekretari_i_ri_i_përgjithshëm_i_okb
Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB ka bërë betimin e tij për postin e ri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 13, 2016 04:48 Europe/Tirane
  • Jep betimin sekretari i ri i përgjithshëm i OKB

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB ka bërë betimin e tij për postin e ri.

Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, është betuar të hënën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai do ta marrë detyrën e re në fillim të vitit 2017 nga shefi në largim i OKB-së, Ban Ki-Moon. Guterres, 67 vjeç, është zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor. Ai do të bëhet shefi i nëntë i OKB-së 71-vjeçare. Përvoja ekzekutive e Guterres si kryeministër i Portugalisë dhe si komisionar i lartë për refugjatë i OKB-së ka bërë që ai t’i mundë 12 kandidatët e tjerë për postin e sekretarit të përgjithshëm.