Hidhen poshtë pretendimet e CIA-s për sulme kibernetike të Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38452-hidhen_poshtë_pretendimet_e_cia_s_për_sulme_kibernetike_të_rusisë
Zyra për Administrimin e Inteligjencës Kombëtare të Amerikës ka deklaruar se vlerësimi i CIA-s rreth sulmeve kibernetike të Rusisë, është i papranueshëm.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2016 14:31 Europe/Tirane
  • Hidhen poshtë pretendimet e CIA-s për sulme kibernetike të Rusisë

Zyra për Administrimin e Inteligjencës Kombëtare të Amerikës ka deklaruar se vlerësimi i CIA-s rreth sulmeve kibernetike të Rusisë, është i papranueshëm.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Zyra për Administrimin e Inteligjencës Kombëtare të Amerikës (ODNI) me anë të një raporti, ka deklaruar se nuk është i pranueshëm vlerësimi i CIA-s në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në procesin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës. 

Zyra për Administrimin e Inteligjencës Kombëtare të Amerikës mbikëqyrë punën e 17 organizatave kryesore të inteligjencës së Amerikës. Qeveria e Amerikës në tetor të vitit 2016 në mënyrë zyrtare ka akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmeve të gjera kbernetike kundër institucioneve politike të Amerikës në prag të zgjedhjeve presidenciale. 

Organizata CIA-s me anë të një raporti, ka pretenduar se sulmet kibernetike të Rusisë janë kryer për të ndihmuar fitoren e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.