Manifestimi i unitetit në Kashmirin e kontrolluar nga India
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38518-manifestimi_i_unitetit_në_kashmirin_e_kontrolluar_nga_india
Në manifestimin e unitetit në Kashmirin e kontrolluar nga India u theksua mbi distancimin nga përçarja dhe mbi forcimin e unitetit mes myslimanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2016 03:29 Europe/Tirane
  • Manifestimi i unitetit në Kashmirin e kontrolluar nga India

Në manifestimin e unitetit në Kashmirin e kontrolluar nga India u theksua mbi distancimin nga përçarja dhe mbi forcimin e unitetit mes myslimanëve.

Mijëra banorë të Kashmirit të kontrolluar nga India me rastin e përvjetorit të lindjes së bekuar të Profetit të nderuar të Islamit, hazretit Muhamed (s.a.v.s) dhe me rastin e javës së unitetit, organizuan një manifestin në Sinagar, kryeqendër e rajonit Xhamu dhe Kashmir kërkuan ruajtjen e unitetit mes myslimanëve dhe distancimin nga përçarja e tyre. Njëkohësisht imami i namazit të xhumasë në qytetin Bedgam në Kashmir që kontrollohet nga India, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për mungesë të vëmendjes ndaj trazirave në Kashmir. Molana Sejed Hasan Mosavi, ka thënë se në pesë muajt e fundit janë vrarë, plagosur dhe arrestuar mijëra kashmiras nga ana e forcave të sigurisë së Indisë, por përkundër kësaj nuk ka pasur asnjë reagim serioz nga organizatat ndërkombëtare. Që kur nisi shkëmbimi i në krahinën me shumicë myslimane, kanë humbur jetën tetë indianë dhe nëntë pakistanezë. Kashmiri, një zonë mjaft pjellore në malet Himalaja, prej kohësh ka krijuar tension në juglindje të Azisë. Vlen të theksohet se imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, me shpalljen e javës së unitetit, kas synuar forcimin e unitetit dhe solidaritetit mes myslimanëve.