Mbi 17.000 fëmijë të rekrutuar si luftëtarë në Sudanin e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38644-mbi_17.000_fëmijë_të_rekrutuar_si_luftëtarë_në_sudanin_e_jugut
Të paktën 1 300 fëmijë sudanezojugorë janë rekrutuar si luftëtarë këtë vit, duke arritur në shifrën e më shumë 17 000 të tillë, që kur një konflikt ushtarak shpërtheu mes presidentit sudanez, Salva Kiir dhe ish-zëvendësit të tij në fund të vitit 2013, njoftoi sot fondacioni i fëmijëve të OKB-së, UNICEF.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 17:23 Europe/Tirane
  • Mbi 17.000 fëmijë të rekrutuar si luftëtarë në Sudanin e Jugut

Të paktën 1 300 fëmijë sudanezojugorë janë rekrutuar si luftëtarë këtë vit, duke arritur në shifrën e më shumë 17 000 të tillë, që kur një konflikt ushtarak shpërtheu mes presidentit sudanez, Salva Kiir dhe ish-zëvendësit të tij në fund të vitit 2013, njoftoi sot fondacioni i fëmijëve të OKB-së, UNICEF.

Që nga muaji nëntor, OKB-ja ka dokumentuar të paktën 50 fëmijë të cilët u rrëmbyen dhe u rekrutuan në veri të rajonit të Nilit të Sipërm, sipas deklaratës. Ushtria, rebelët si dhe aleatët e tyre, janë akuzuar për rekrutimin e fëmijëve si luftëtarë. “Tani që po intensifikohen luftimet, pavarësisht nga premtimet e përsëritura nga të gjithë për t’i dhënë fund rekrutimit të fëmijëve, këta të fundit sërish janë një shënjestër”, deklaroi drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Afrikën Lindore dhe Jugore, Leila Gharagozloo-Pakkala.