India akuzohet për sulm kundër minibusit shkollor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38734-india_akuzohet_për_sulm_kundër_minibusit_shkollor
Pakistani i ka akuzuar forcat e Indisë se kanë hapur zjarr kundër minibusit shkollor në rajonin e kontestuar të Kashmirit, duke e vrarë shoferin dhe plagosur së paku 8 fëmijë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2016 13:30 Europe/Tirane
  •  India akuzohet për sulm kundër minibusit shkollor

Pakistani i ka akuzuar forcat e Indisë se kanë hapur zjarr kundër minibusit shkollor në rajonin e kontestuar të Kashmirit, duke e vrarë shoferin dhe plagosur së paku 8 fëmijë.

Incidenti ka ndodhur sot në një sektor të Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet me predha nga trupat e Indisë po vazhdojnë. Shoferi i minibusit u vra në vendin e ngjarjes kur u sulmua makina, thanë zyrtarët. Në minibus ishin 20 fëmijë të një shkolle private. Fëmijët e lënduar, të moshës 10 e deri në 15 vjeçare, janë dërguar në spital. “Trupat e Pakistanit janë përgjigjur në mënyrë efektive dhe e kanë marrë në shënjestër një postbllok të Indisë, prej nga po vinte zjarri”, thanë shërbimet përkatëse pakistaneze. Nga autoritetet e Indisë nuk ka pasur komente të menjëhershme.