Barak Obama pohon problemet ekonomike të popullit amerikan
(last modified Sat, 17 Dec 2016 06:42:08 GMT )
Dhjetor 17, 2016 07:42 Europe/Tirane
  • Barak Obama pohon problemet ekonomike të popullit amerikan

Presidenti i Amerikës ka pohuar se problemet ekonomike të popullit të këtij vendi akoma po vazhdojnë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Barak Obama, presidenti i Amerikës, të premten në konferencën e tij të fundit për shtyp në vitin 2016, ka folur rreth gjendjes ekonomike dhe sociale kritike në Amerikë dhe deklaroi se një pjesë e popullit të këtij vendi akoma jeton në uri dhe pastrehë. Obama gjithashtu ka pohuar se ekzistojnë shumë familje që nuk dinë se si t'i mbrojnë fëmijët e tyre nga sulmet me armë që kryhen në këtë vend. Presidenti i Amerikës në lidhje me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, ka thënë se Partia Demokratike nuk arriti t'i mobilizojë qytetarët e këtij vendi për mbështetje politike. Barak Obama në vazhdim tha se funksionarët amerikanë duhet të jenë të shqetësuar për sulmet kibernetike të Rusisë. Në Fund Obama gjithashtu foli edhe për marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe tha se kjo marrëveshje është një sukses i rëndësishëm.