Ansarullah: Amerika dhe Izraeli armiqtë të ummetit islam
(last modified Sat, 17 Dec 2016 19:26:28 GMT )
Dhjetor 17, 2016 20:26 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Amerika dhe Izraeli armiqtë të ummetit islam

Qeveria e shpëtimit kombëtar të Jemenit theksoi në shfrytëzimin e mësimeve të Profetit të nderuar të Islamit për t’u përballu me komplotet e Amerikës dhe regjimit të Izraelit që janë armiqtë kryesorë të ummetit islam.

Mohamed Abduselam zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, deklaroi se Profeti i nderuar i islamit s.a.v.s. erdhi në këtë botë me misionin e shpëtimit e njerëzimit nga errësira e injorancës dhe injoranca e sotme është rishfaqur në formën e Amerikës dhe regjimit sionist dhe duhet të luftohet duke zbatuar mësimet e Profetit të nderuar të Islamit. Ai shtoi se qëllimi i krijimit të qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen është përballja me problemet e mprehta që kalon vendi e në veçanti me problemet ushtarake, të sigurisë, ekonomike dhe humanitare.

 

Tags