Sulmohet një femër myslimane në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38905-sulmohet_një_femër_myslimane_në_londër
Policia angleze njoftoi se në Londër një grua myslimane e veshur me hixhab është sulmuar nga elementë racistë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 06:37 Europe/Tirane
  • Sulmohet një femër myslimane në Londër

Policia angleze njoftoi se në Londër një grua myslimane e veshur me hixhab është sulmuar nga elementë racistë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Parstoday, kjo femër ishte duke kaluar në një prej rrugëve të lagjes Cing Ford në lindje të Londrës, në kohën kur 2 zezakë pasi i janë afruar e kanë rrëzuar gruan në tokë duke u munduar t’i heqin hixhabin. Policia njoftoi se agresorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërkohë që femra myslimane ka qëndruar në tokë për 20 minuta. Statistikat zyrtare në Angli, tregojnë se që nga koha e organizimit të referendumit për BREXIT e deri tani në këtë vend janë shtuar shumë aktet e dhunës dhe agresioneve raciste.