Protesta kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39106-protesta_kundër_trump
Rrugët e Manhatanit ishin mbushur me qindra njerëz që kanë protestuar kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 17:04 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Trump

Rrugët e Manhatanit ishin mbushur me qindra njerëz që kanë protestuar kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Ata kanë zgjedhur ditën ndërkombëtare të emigrantëve për të shprehur pakënaqesinë ndaj politikave të presidentit, duke u shprehur se numri i krimeve të urrejtjes është rritur me 32 për qind, që pas zgjedhjes së Donald Trump president. Koalicioni i emigracionit të New Jorkut ka protestuar kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump të dielën me rastin e ditës ndërkombëtare të emigrantëve. “Unë kam ardhur me një mesazh të solidaritetit të palëkundur nga vëllezërit dhe motrat e Komunitetit Voices Heard,” tha një përfaqësuese e organizatës në podium. “Pse? Sepse ne jemi emigrantë. Pse? Sepse ne jemi një organizatë e ndërtuar 20 vjet më pare, u shpreh ajo. “Numri i krimeve të urrejtjes është rritur me 32 për qind, që pas zgjedhjes së Donald Trump president. Çfarë do të thotë kjo? Që Donald Trump është i barabartë me urrejtje” thotë një tjetër protestuese duke folur në spanjisht. Gjatë tubimit në rrugët e Manhatanit, protestuesit me pankarta me mbishkrime mbështetje për emigrantët, thërrisnin: Çfarë do të bëjmë, do të qëndrojmë, do të luftojmë? Protesta kundër politikave të Trump kundër emigrantëve janë zhvilluar edhe ne Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë. Nga ana tjetër, Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Shteteve të Bashkuara pritet të finalizojnë sot zgjedhjen e republikanit Donald Trump në postin e presidentit. Vota e Kolegjit 538-anëtarësh është hapi i fundit në procesin zgjedhor të SHBA-së. Zgjedhësit në të 50 shtetet dhe në Uashington do të mblidhen në kryeqytetet e tyre dhe do të votojnë. Jo të gjithë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë të obliguar të votojnë për fituesin e zgjedhjeve në shtetin e tyre. Për këtë arsye, disa demokratë dhe të tjerë kanë bërë përpjekje të bindin disa anëtarë të Kolegjit që të zgjedhin një tjetër republikan dhe jo Trumpin. Mbështetësit e kësaj përpjekjeje thirren në raportet se hakerë, të mbështetur nga Qeveria ruse, kanë ndikuar fushatën presidenciale në SHBA, si dhe në dyshimet mbi marrëdhëniet biznesore të Trumpit.