Dënohet vrasja e ambasadorit rus në Ankara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39118-dënohet_vrasja_e_ambasadorit_rus_në_ankara
OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë dënuar vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara Andrey Karlov, i cili ka vdekur pas plagëve të marra gjatë sulmit me armë zjarri që iu bë sot në Ankara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 17:14 Europe/Tirane
  • Dënohet vrasja e ambasadorit rus në Ankara

OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë dënuar vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara Andrey Karlov, i cili ka vdekur pas plagëve të marra gjatë sulmit me armë zjarri që iu bë sot në Ankara.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se dënojnë vrasjen e ambasadorit rus pa marrë parasysh nga kush vjen. Ndërkohë, në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme ruse, teksa konfirmoi vdekjen e ambasadori, deklaroi se “terrorizmi nuk do t’ia hedhë lehtë. Ne do të do ta luftojmë atë me vendosmëri”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se diplomati Karlov ishte i shquar dhe se kishte bërë shumë për të luftuar terrorizmin. “Ai do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë”, tha ajo.