Dënohet vrasja e ambasadorit rus në Ankara
OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë dënuar vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara Andrey Karlov, i cili ka vdekur pas plagëve të marra gjatë sulmit me armë zjarri që iu bë sot në Ankara.
Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se dënojnë vrasjen e ambasadorit rus pa marrë parasysh nga kush vjen. Ndërkohë, në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme ruse, teksa konfirmoi vdekjen e ambasadori, deklaroi se “terrorizmi nuk do t’ia hedhë lehtë. Ne do të do ta luftojmë atë me vendosmëri”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se diplomati Karlov ishte i shquar dhe se kishte bërë shumë për të luftuar terrorizmin. “Ai do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë”, tha ajo.