Vrasja e ambasadorit, akt i planifikuar?
Dhjetor 19, 2016 19:34 Europe/Tirane
Senatori i lartë rus, Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Dhomën e Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus ka qenë akt i planifikuar.
“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish”, ka thënë Klintsevich. Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet ta dëmtojë Erdoganin. Por, mund të jenë me shumë gjasë përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO-s, ata që qëndrojnë prapa”, ka deklaruar Klintsevich dhe shtoi se kjo përbën sfidë për Rusinë.
Tags