Putin kërkon masa sigurie shtesë për ambasadat ruse në botë
Dhjetor 19, 2016 21:25 Europe/Tirane
Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, që sipas tij është projektuar për të prishur marrëdhëniet ruso-turke.
Putin ka shtuar gjithashtu se vrasja e Andrey Karlov në kryeqytet turk ka pasur edhe si qëllim prishjen e procesit të paqes në Siri. “Hetuesit rusë kanë filluar hetimet për vrasjen, Rusia dëshiron të dijë se kush e drejtoi dorën e vrasësit”, ka deklaruar ai. Putin ka urdhëruar ambasadat ruse në mbarë botën për të rritur masat e sigurisë dhe ka kërkuar nga Turqia garanci për sigurinë e diplomatëve rusë.
Tags