Konfirmohet përdorimi i bombave fragmentale nga Arabia Saudite në Jemen
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Anglisë, me anë të një raporti të paraqitur përpara deputetëve të Parlamentit të këtij vendi, ka deklaruar se Arabia Saudite në agresionin ushtarak kundër Jemenit, ka përdorur bombat fragmentale që ka blerë nga Anglia në vitet 1980-ta.
Këto deklaratat e Maikëll Falon janë bërë pasi që gazeta "The Guardian" të hënën ka zbuluar se rezultati i shqyrtimeve dhe hulumtimeve të bëra nga Qeveria e Anglisë tregon se Arabia Saudite dhe aleatet e saj kanë përdorur bomba fragmentale gjatë sulmeve ajrore kundër Jemenit. Organizata Amnisty International gjatë muajve të fundit me anë të deklaratave të ndryshme kishte paralajmëruar se bombat fragmentale të pashpërthyer në Jemen kanë shndërruar disa rajone të këtij vendi në "fusha të minave". Përfodorimi i bombave fragmentale është ndaluar në bazë të konventës për municion fragmental e miratuar në vitin 2008 dhe deri më tani 108 vende duke përfshirë edhe Anglinë, kanë nënshkruar këtë konventë.