Zarif: Konvergjencat botërore për luftë kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39229-zarif_konvergjencat_botërore_për_luftë_kundër_terrorizmit
Ministri i jashtëm i RII ka theksuar për nevojën e krijimit të konvergjencave midis vendeve të botës në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 15:33 Europe/Tirane
  • Zarif: Konvergjencat botërore për luftë kundër terrorizmit

Ministri i jashtëm i RII ka theksuar për nevojën e krijimit të konvergjencave midis vendeve të botës në luftën kundër terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII, të martën në takimin e zhvilluar në Moskë me Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, duke paralajmëruar mbi shtimin e rrezikut nga terrorizmit në rajone të ndryshme të botës, ka thënë: Terroristët nuk njohin kufij dhe Teherani, Moska dhe Ankaraja duhet të bashkëpunojmë më shumë në luftën kundër terrorizmit. Ministri i jashtëm i RII duke ritheksuar mbi solidaritetin e qeverisë dhe popullit iranian me qeverinë ruse posaçërisht në vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara, ka thënë” RII është e vendosur përkrah qeverisë ruse në luftën kundër terrorizmit dhe nuk justifikon asnjë grup terrorist dhe asnjë veprim të tyre. Zarif Iranin dhe Rusinë  i ka konsideruar flamurtarë të luftës kundër terrorizmit dhe ka thënë: Bashkëpunimet midis dy vendeve në këtë fushë kanë qenë të suksesshme  dhe dërgimi i ndihmave humanitare për popullin sirian do të vazhdojë edhe më tej. Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, në këtë takim duke folur rreth terrorizimit të Andrei Genadivic Karlov, ambasador i Rusisë në Turqi, ka thënë: Ky krim e shton edhe më shumë vendosmërinë e Moskës për luftë kundër terroristëve dhe ata nuk do të arrijnë qëllimet e tyre.