Përfundon operacioni ushtarak amerikan në Sirte
Dhjetor 21, 2016 17:51 Europe/Tirane
Autoritetet ushtarake amerikane bën të ditur se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i ushtrisë amerikane kundër ish bazës së grupit terrorist ISIS në qytetin Sirte.
Piter Kuk, zëdhënës i Pentagonit, deklaroi se ky operacion ku kanë marrë pjesë edhe forcat e qeverisë së unitetit kombëtar të Libisë, e ka realizuar qëllimin e tij që ishte dëbimi i terroristëve të ISIS nga Sirte. Sipas funksionarëve ushtarakë të SHBA, në rast të kërkesës zyrtare të funksionarëve të qeverisë libiane, ushtria amerikane do të vazhdojë sulmet kundër ISIS në Libi.
Tags