Moska: Perëndimi s’ka rrugë tjetër, vec pranimit të marrëveshjes trepalëshe
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se takimi trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë nuk ka asnjë rezultat të fshehtë e të pashpallur dhe në këtë takim nuk është diskutuar e ardhmja e Bashar Asad.
Sergej Riabkov, zv/ministër i Jashtëm i Rusisë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Ria Novosti deklaroi se aktualisht, e ardhmja e Bashar Asad nuk është një cështje e rëndësishme dhe në takimin trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë që u zhvillua në Moskë, u diskutua mbi situatën në Alepo, Palmira dhe mbi rifillimin e procesit të negociatave politike me palëve siriane. Riabkov shtoi: “ Edhe nëse nuk e pëlqen përmbajtjen e saj, Perëndimi do të detyrohet të pranojë marrëveshjen e arritur mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me Sirinë që bazohet mbi zhvillimet më të fundit në këtë vend.”