Vrasësi i Berlinit u vra nga policia e Milanos
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39529-vrasësi_i_berlinit_u_vra_nga_policia_e_milanos
Personi i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Milano është vrasësi i Berlinit, Amiri. Ai mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 08:43 Europe/Tirane
  •  Vrasësi i Berlinit u vra nga policia e Milanos

Personi i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Milano është vrasësi i Berlinit, Amiri. Ai mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas informacioneve të para, ka qenë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amiri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.Sipas policisë, Amiri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por në vend të tyre, Amiri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa. Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin. Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë. Vlen të theksohet se nga sulmi me kamion në një treg krishtlindjesh, të paktën 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi i përgjakshëm që la pas 12 viktima është marrë përsipër nga grupi terrorist ISIS. Autori i ngjarjes, Anis Amiri nga Tunizia rezulton të jetë i dënuar në Itali me 4 vite burgim.