Edlibi mund të shndërrohet në Alepo të dytë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39538-edlibi_mund_të_shndërrohet_në_alepo_të_dytë
Stefan De Mistur, i dërguari i OKB për çështjen e Sirisë, ka deklaruar se qyteti Edlib në të cilin po mblidhen shumica e grupeve terroriste, mund të shndërrohet në një Alepo të dytë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 12:36 Europe/Tirane
  • Edlibi mund të shndërrohet në Alepo të dytë

Stefan De Mistur, i dërguari i OKB për çështjen e Sirisë, ka deklaruar se qyteti Edlib në të cilin po mblidhen shumica e grupeve terroriste, mund të shndërrohet në një Alepo të dytë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Stefan De Mistura, i dërguari i OKB për çështjen e Sirisë, të enjten ka paralajmëruar për rrezikun e terroristëve që janë tubuar në Edlib. Ai ka theksuar se prioritet për krizën në Siri është dhënia fund e luftimeve. Ai ka premtuar gjithashtu se do të shtohen ndihmat humanitare për Alepon në stinën e dimrit.