Izraeli irritohet nga rezoluta e KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39655-izraeli_irritohet_nga_rezoluta_e_ks_të_okb
Regjimi i Izraelit duke reaguar ndaj rezolutës së KS të OKB që kërkon ndalimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze, ka thirrur ambasadorët nga dy vende që votuan pro kësaj rezolute.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 18:01 Europe/Tirane
  • Izraeli irritohet nga rezoluta e KS të OKB

Regjimi i Izraelit duke reaguar ndaj rezolutës së KS të OKB që kërkon ndalimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze, ka thirrur ambasadorët nga dy vende që votuan pro kësaj rezolute.

Rezoluta më e fundit e KS të OKB i kërkon Izraelit të ndalë ndërtimin e kolonive sioniste dhe ndryshe nga rezolutat e mëparshme, nuk u përballë me veton e SHBA që është aleati kryesor i Izraelit. Mësohet se Izraeli ka tërhequr ambasadorët e tij nga Senegali dhe Zelanda e Re në shenjë proteste ndaj përkrahjes së këtyre vendeve për këtë rezolutë. Rezoluta në fjalë u përkrah edhe nga shtete se Anglia dhe Franca duke dëshmuar qartë për irritimin e vendeve europiane ndaj politikave kolonizuese dhe okupuese të regjimit të Izraelit. Ky regjim duke zgjeruar kolonitë sioniste në territoret palestineze synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të territoreve të pushtuara palestineze e vecanërisht të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Megjithëse rezoluta e KS të OKB nuk është obligative, ajo përcjëll një mesazh të fuqishëm për regjimin okupator sionist dhe do të ketë pasoja politike për Tel Avivin.