Armatime në hapësirë, masa të reja luftënxitëse të Amerikës
Ditën e shtunë, Barack Obama president i Amerikës konfirmoi planin për vendosjen e armatimeve në hapësirë.
Me anë të këtij urdhri Amerika do të nisë hulumtimet dhe testimet e përdorimit të hapësirës për mbrojtje raketore. Në një prej pikave të këtij plani, është hequr fjala kufizim dhe në këtë mënyrë Amerika në politikën e saj ushtarake në hapësirë nuk do të ketë asnjë lloj kufizimi. Më herët ky plan ishte miratuar nga shumica e demokratëve dhe republikanëve në Kongres. Edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe personalisht Barack Obama e kishte kritikuar planin në fjalë dhe kishte kërcënuar me përdorimin e të drejtës së vetos kundër këtij plani, mirëpo në fund të fundit presidenti amerikan e miratoi dhe nënshkroi planin për armatime amerikane në hapësirë. Ky plan do të bëhet shkak për zgjerimin e garës së armatimeve në hapësirë. Amerika në kuadër të planeve të saj për zgjerimin e bazave ushtarake dhe të armatimeve tokësore, detare dhe ajrore, tani po mundohet të zgjerojë dimensionet e veta duke i shtrirë armatimet edhe në hapësirë me qëllim që ato t’i përdorë në luftën kundër sistemeve raketore. Me anë të këtyre planeve, Amerika kërkon të nxisë rivalët e saj d.m.th. Rusinë dhe Kinën që të futen në garën e armatimeve ushtarake hapësinore. Nga ana e saj Rusia ka kritikuar Amerikën për shkak se Uashingtoni ka kundërshtuar propozimin e Rusisë për të ndaluar çdo lloj aktiviteti ushtarak në hapësirë. Veprimtaria e ndjekur së fundmi nga Amerika, tregon se Uashingtoni ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar realizimin e planit të Rusisë për të shpallur të ndaluar çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe armatimi në hapësirë. Në vitin 2008, Rusia dhe Kina kanë propozuar një projektrezolutë për të parandaluar dërgimin e armatimeve në hapësirë. Kjo rezolutë u parashtrua në konferencën e çarmatimit e cila u mbajt në Gjenevë. Mirëpo deri më sot Amerika me pretekste të ndryshme ka sabotuar këto përpjekje të Rusisë dhe Kinës. Edhe në vitin 2014, Rusia ka propozuar një tjetër rezolutë në AP të OKB për të ndaluar vendosjen e armatimeve në hapësirë, mirëpo edhe kjo rezolutë është kundërshtuar nga Amerika dhe aleatët e saj. Tani me firmosjen e urdhrit nga ana e Obamës, luftënxitësit amerikanë kanë dorë të lirë që të veprojnë në fushën e testimeve dhe dislokimit të pajisjeve ushtarake dhe armatimeve anti-raketore në hapësirë. Në këtë mënyrë Amerika në hapësirë do të vendosë armatime lazeri të cilat do të kenë si objektiv shkatërrimin e raketave ndërkontinentale të armikut. Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni synon zbatimin e një projekti të tillë. Për herë të parë një projekt si ky i quajtur SDI ( iniciativa e mbrojtjes strategjike) u prezantua në kohën e presidencës së Roland Regan në vitin 1980, që më vonë u quajt lufta e yjeve. Me anë të këtij plani Regan synonte të krijonte një mburojë raketore në hapësirë për Amerikën. Lufta e yjeve për shkak të shpenzimeve të larta dhe ndërlikimit në dislokimin e pajisjeve në hapësirë, nuk u realizua. Mirëpo tani me urdhrin e ri të Obamës, Amerika ka dorë të lirë që të rizbatojë një plan të tillë.