Një avion rus zhduket nga radarët
Dhjetor 25, 2016 07:39 Europe/Tirane
Një avion rus me rreth 100 pasagjerë pas fluturimit nga aeroporti Soçi në jug të Rusisë, është zhdukur nga faqja e radarit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se avioni i transportit civilë Topolov-154 me rreth 100 pasagjerë dhe stafin drejtues, në orët e para të së dielës disa minuta pas fluturimit, është zhdukur nga faqja e radarit dhe janë ndërprerë edhe lidhjet kontaktuese me atë. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njoftoi se autoritetet e Qendrës së Transportit Ajror nuk po mund të kontaktojnë me stafin drejtues të këtij avioni. Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij avioni.
Tags