64 të vrarë në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39763-64_të_vrarë_në_shba
Qendra statistikore e SHBA bëri të ditur se 64 persona janë vrarë nga armët e zjarrit në rajone të ndryshme të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2016 14:56 Europe/Tirane
  • 64 të vrarë në SHBA

Qendra statistikore e SHBA bëri të ditur se 64 persona janë vrarë nga armët e zjarrit në rajone të ndryshme të vendit.

Kjo qendër njoftoi se gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 155 incidente me armë zjarri që kanë shkaktuar 64 të vrarë dhe 110 të plagosur. Sipas këtij raporti, 9 incidente me armë zjarri janë regjistruar në shtetin Illinois, ndërsa 6 incidente të tilla në shtetin e Karolinës Veriore. Incidentet e tjera vdekjeprurëse me armë zjarri kanë ndodhur në shtetet Texas, Luisianna, New York, Utah, Virginia dhe Rod Iland. Qendra statistikore e SHBA bën të ditur së që nga fillimi i vitit 2016, në Amerikë janë regjistruar 56 525 incidente me armë zjarri që kanë shkaktuar 14 624 të vdekur dhe 29 893 të plagosur.