Gjermania mirëpret rezolutën e KS të OKB kundër Izraelit
(last modified Mon, 26 Dec 2016 13:35:19 GMT )
Dhjetor 26, 2016 14:35 Europe/Tirane
  • Gjermania mirëpret rezolutën e KS të OKB kundër Izraelit

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka mirëpritur miratimin e rezolutës së KS të OKB kundër Izraelit.

Agjencia e shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Frank Walter Shtainmaier, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, duke mirëpritur rezolutën e KS të OKB për të dënuar ndërtimin e kolonive sioniste nga regjimi sionist në territoret e pushtuara palestineze, deklaroi se kolonitë sioniste në Palestinë krijojnë pengesa për procesin e paqes dhe kërcënojnë planin për formimin e dy shteteve.

Mbështetja e disa vendeve evropiane ndaj rezolutës së KS të OKB kundër regjimit sionist tregon zhgënjimin e madh të vendeve perëndimore ndaj politikave të Beniamin Netanjahu dhe veprimeve të tij të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze. 

Edhe pse rezoluta e KS të OKB nuk është obligative, mirëpo padyshim se do të ketë pasoja të shumta politike për regjimin sionist.

Tags