Alarm i rremë, evakuohen pasagjerët në stacionin e trenit në Moskë
Dhjetor 26, 2016 14:44 Europe/Tirane
Një alarm serioz për bombë në Moskë ka bërë që më shumë se 3.000 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit të stacionit të trenit të evakuohen menjëherë.
Sipas mediave ruse, ishin telefonatat paralajmëruese për shpërthime ato që mobilizuan menjëherë autoritetet për marrjen e masave. Policia pritet të kryeje kontrollet për lëndë eksplozive në stacionet hekurudhore Kazanski, Leningradski dhe Jaroslavski. Megjithatë, mediat ruse raportojnë se ky alarm doli të jetë i rrejshëm. Policia ruse bën të ditur se nuk është gjetur asnjë bombë në stacionin hekurudhor në Moskë në të cilin më herët ishin evakuaur njerëzit pas paralajmërimeve për bombë.
Tags