India teston raketën bërthamore ndërkontinentale
Një funksionar i industrisë ushtarake të Indisë njoftoi se ky vend ka testuar me sukses raketën ndërkontinentale indiane Agnis-5, e aftë të transportojë mbushje bërthamore.
Testimi i kësaj rakete që është arritja më e fundit e industrisë ushtarake të Indisë, është kryer në ishullin Viler në afërsi të rajonit Udsa. Kjo raketë është testuar me sukses edhe në vitet 2012, 2013 dhe 2015 dhe pas përfundimit të procesit të testimit, do të vihet në dispozicion të forcave të armatosura indiane. Agnis-5 është 17 metra e gjatë, 2 metra e gjerë dhe peshon 50 ton. Ajo është raketa indiane me rreze më të gjatë veprimi dhe funksionon me lëndë djegëse të ngurtë. Agnis-5 mund të transportojë mbushje atomike dhe lëndë eksplozive deri në peshën 1 ton.