Trump a do të urdhërojë ndërtimin e robotëve vrasës?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39919-trump_a_do_të_urdhërojë_ndërtimin_e_robotëve_vrasës
Faqja informative Parstoday njoftoi se Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, gjatë mandatit të tij duhet të marrë vendim edhe në lidhje me prodhimin e armëve të sofistikuara dhe vdekjeprurëse siç janë robotët vrasës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 03:51 Europe/Tirane
  • Trump a do të urdhërojë ndërtimin e robotëve vrasës?

Faqja informative Parstoday njoftoi se Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, gjatë mandatit të tij duhet të marrë vendim edhe në lidhje me prodhimin e armëve të sofistikuara dhe vdekjeprurëse siç janë robotët vrasës.

Revista amerikane "Politico" në një artikull të saj ka shkruar se ndërtimi i armëve të tilla kujton tregimet fantastiko-shkencore, mirëpo zhvillimet e mëdha që janë bërë në fushën e inteligjencës artificiale janë bërë shkak që prodhimi i makinave të cilat përcaktojnë vdekjen ose jetën e njeriut, ka hyrë në një fazë të re. Projektuesit e pajisjeve ushtarake të Amerikës janë përqendruar në ndërtimin e makinave vdekjeprurëse të cilat e zgjedhin vet objektivin e tyre. Qëllimi i këtij projekti është prodhimi në sasi të mëdha i armëve shumë inteligjente siç janë raketat inteligjente dhe mjetet e dirigjuara nga largësia. Ushtria e Amerikës para kësaj ka testuar edhe një lloj të dronëve vrasës të cilët janë të pajisur me programe për të dalluar fytyrat dhe me kapacitet për identifikimin e forcave të armikut dhe goditjen sipas zgjedhjes së tyre. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar në lidhje me ndërtimin e robotëve vrasës të cilët mund të vrasin njerëzit duke mos përfillur ligjet ndërkombëtare. Sipas këtyre grupeve, nëse këto forca të dislokohen në masë të madhe në rajonet e përfshira nga lufta, atëherë do të bëhet gati i pamundur kufizimi i përdorimit të tyre. Ndërkohë, 9 përfaqësues demokratë në Kongresin e Amerikës kanë kërkuar ndalimin e zhvillimit të dhe përdorimit të këtij lloji të teknologjisë. Ata kanë dërguar një letër për Xhon Kerri dhe Karter Ashton, shefin e DASH dhe shefin e Pentagonit me anë të të cilave kanë deklaruar: "Robotët vrasës nuk janë vetëm një armë e re në depot e armatimit të botës, por ata konsiderohen një metodë e re në mënyrë e luftimeve".