Kina mirëpret negociatat për paqe në Siri
Kina ka deklaruar se mbështet negociatat politike për krizën në Siri dhe konsideron se negociatat janë e vetmja rrugë praktike për zgjidhjen e krizës në Siri.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Hva Çuning, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, sot në një konferencë për shtyp ka deklaruar: "Kina mbështet organizimin e negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri që pritet të zhvillohen në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit".
Ajo shtoi: "Pekini mbështet të gjitha përpjekjet që mund të rezultojnë me rifillimin e negociatave për paqe në Siri në kohën sa më të shpejtë".
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njëkohësisht me këtë ka theksuar se në rrethanat aktuale çështja më e rëndësishme e cila duhet të vendoset në qendër të diskutimeve, është arritja e një armëpushimi gjithëpërfshirës që garanton zgjidhjen politike të krizës në Siri.