Rusia akuzon SHBA-të
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40009-rusia_akuzon_shba_të
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi sot se vendimi ShBA-ve për të lehtësuar kufizimet ndaj furnizimeve të armëve të rebelëve sirianë është një “akt armiqësor”, i cili kërcënon sigurinë e avionëve luftarakë rusë dhe personelit ushtarak, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 20:07 Europe/Tirane
  • Rusia akuzon SHBA-të

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi sot se vendimi ShBA-ve për të lehtësuar kufizimet ndaj furnizimeve të armëve të rebelëve sirianë është një “akt armiqësor”, i cili kërcënon sigurinë e avionëve luftarakë rusë dhe personelit ushtarak, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Ministria e Jashtme e Rusisë me anë të një komunikate, deklaroi se administrata e Barak Obamas është përpjekur që të komplikojë situatën në botë para se Donald Trump të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë në janar. Obama hoqi disa kufizime mbi dërgesat e armëve për rebelët sirianë në fillim të këtij muaji. Kremlini, një forcë ajrore e cila është duke mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar Asad në luftën kundër terrorizmit, tha se masa ishte e rrezikshme dhe se armët mund të përfundojnë në duart e “terroristëve”. Qeveria ruse ka kritikuar Amerikën se dërgimi i armatimeve amerikane për aleatët e Amerikës në Siri, përbën kërcënim serioz për ushtrinë ruse. Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë thuhet se Amerika duke plotësuar nevojat për armatime të aleatëve të saj në Siri, po dëmton rëndë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës siriane. Barak Obama më 8 dhjetor ka anuluar ligjin që mundësonte kontrollin e eksportit të armëve amerikane. Ky ligj ndalonte eksportin e armatimeve amerikane për ato vende të cilat nuk kanë bashkëpunim të plotë me Amerikën në luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë ministria e jashtme e Rusisë në deklaratën e saj ka thënë se vendimi i ri i presidentit amerikan rrezikon seriozisht forcat ajrore të Rusisë dhe forcat e tjera ushtarake të Rusisë si dhe ambasadën ruse në Siri dhe për këtë arsye, Rusia këtë vendim të administratës së Barak Obamas, e konsideron akt armiqësor kundër Moskës. Rusët janë të mendimit se në prag të ndërrimit të presidentëve në SHBA, administrata Obama po bën përpjekjet maksimale për të dëmtuar raportet Moskë-Uashington. Kohët e fundit, SHBA i ka shtuar dukshëm aktet kërcënuese nda Rusisë. Pentagoni ka nisur javën e kaluar transferimin e pajisjeve të rënda në katër bazat evropiane të NATO-s si pjesë e operacionit “NATO Atlantic Resolve”, për të siguruar aleatët përballë Rusisë. Ky është përforcimi ushtarak më i madh i NATO-s në kufijtë ruse që prej kohës së Luftës së Ftohtë. Katër bazat ndodhen në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Bëhet fjalë për të njëjtat struktura të përdorura edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Në Holandë do vendosen 1600 mjete të rënda në kompleksin Eygelshoven, me sipërfaqe 500 mijë metra katrorë. Të tilla veprime si dhe vendimi i sotëm i Obamas për të hequr kufizimet për furnizimin me armë të grupeve rebele në Siri vijnë në një kohë kur Moska shpreson se me ardhjen në pushtet të Donald Trump, do të normalizohen marrëdhëniet Moskë-Uashington. Në letrën e fundit që presidenti rus i dërgoi presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, Putin shfaq shpresën e tij që “ne do të kemi mundësi, duke vepruar në mënyrë konstruktive dhe pragmatike, të ndërmarrim hapa reale për të rivendosur kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, sikurse edhe rritjen e bashkëpunimit në arenën globale në një nivel të ri kualitativ”. Putin shpreson që presidenti i ardhshëm amerikan do të heqë sanksionet ekonomike të vendosura nga Departamenti amerikan i Thesarit, të cilat janë vendosur kundër disa prej zyrtarëve rusë që prej ndërhyrjes dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska. Në përgjigje të letrës nga Putin, presidenti i zgjedhur republikan lavdëroi fjalët e homologut rus, duke i quajtur ato si “tepër korrekte”. Të tilla veprime shihen me shumë skepticizëm nga qeveria e Obamas si dhe nga demokratët dhe republikanët amerikanë.